Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË NËNSHKRUAR KONTRATË MBI HAPJEN E QENDRËS INFO PËR TË RINJ NË MEDVEGJË

6. dhjetor 2017.

Medvegjë, Beograd – Në hapësirat e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë në mënyrë solemne është nënshkruar kontrata mbi realizimin e projektit të ri “Bëhu mjeshtër i WEB-it tënd”, të cilin Ministria ua ka miratuar Zyrës për të Rinj në Medvegjë.

Me projekt është paraparë që të themelohet Qendra Info për të Rinj e cila do të shfrytëzohet nga serbët, shqiptarët dhe romët, me qëllim të avansimit të informacioneve dhe rritjes së edukimit kompjutorik të të rinjëve në komunën multietnike.

„Në Medvegjë, për dallim nga shumë qytete dhe komuna të ndryshme, nuk egziston qendra informative për të rinj, dhe kjo mungesë jashtëzakonisht ndikon në shkallën e informimit të të rinjëve dhe pjesëmarrjen e tyre në shoqëri, sepse të rinjët më së shpeshti informohen përmes mediave elektronike. Medvegja është komuna e cila ka shumë të rinj, por përshkak të mungesës së përmbajtjeve të cilat moshatarër e tyre i kanë në shumë vende, është e nevojshme të bëjmë disa vende për tu grumbulluar”, tha Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës, i cili ka nënshkruar këtë kontratë.

Vlera e projekti është 700.000 dinarë, ndërsa në kuadër të tij do të bëhet pajisimi i hapësirës në të cilin të rinjët mund edhe më vonë ta përdorin për këso aktivitete.

Në periudhën e ardhshme Zyra për të Rinj e komunës së Medvegjës do të organizoj edhe disa trajnime të cilat do të zhvillohen përmes punëtorive.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues