Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË NDALUAR KONTRABANDA E ELEKTROMOTORIT NË KUFIRIN E PRESHEVËS

14. nëntor 2014.

Preshevë – Doganierët në kufirin e Preshevës kanë ndaluar tentim kontrabandën nga Serbia, të më shumë se 110.000 elektromotorëve vlera e të cilit është më shumë se 100.000 euro.

Vozitësi i kamionit i cili transportonte mallin nga Gjermania në Maqedoni, shtetas maqedon, doganierëve i ka dorëzuar dokumentacionin në të cilin kanë qenë të cekur se në kamion gjenden kabllot elektrike, vaj për ftohje, vegla dore dhe pjesë reserve për automobila, me peshë prej rreth 8 tonësh.

Doganierët pas kontrollimit të dokumenteve, kamionin e kanë dërguar në vendin e kontrollimit tw peshave, kur edhe është zbuluar se në vend të ngarkesës 8 tonëshe, në kamion kanë qenë 1400 kilogram më shumë se sa ka qenë e deklaruar.

Për këtë është urdhëruar shkarkimi i plotë i kamionit, mbas së cilës janë zbuluar se përveç mallit të deklaruar në kamion kanë qenë edhe më shumë se 110.000 elektromotora të pa deklaruar për industrinë automobilistike.

Përshkak se vozitësi është shtetas i huaj, vepra penale është procesuar sipas procedurës së shpejtë. Bëhet fjalë për veprën vlera e të cilës kalon një të tretën e vlerës së mjetit në të cilin malli është kontrabanduar, malli i padeklaruar është konfiskuar, si dhe kamioni i tipit „Volvo“, vlera e të cilit ka qenë 92.000 euro, dhe rimorkio e kamionit në vlerë prej 22.500 eurove, si dhe një gjobë me të holla prej 100.000 dinarësh.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues