Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MIRATUAR PROGRAMI I SUBVENSIONEVE PËR KOMPANITË E VOGLA DHE TË MESME ME VLERË PREJ 15 MILIONË DINARËVE

8. shkurt 2018.

Bujanoc – Programi i komunës së Bujanocit për subvensionimin e kompanive të vogla dhe të mesme në vitin 2018, ka marrë dritë të gjelbërt në seancën e fundit të Këshillit Komunal. Ky dokument përmban masa të cilat definojnë renditjen dhe mënyrën e përdorimit të 15 milionë dinarëve, të dedikuara për ndihmë për ndërmarrjet në komunën e Bujanocit.

Fillestarët në biznes mund të llogarisin në subvensionet start-up, në vlerë prej 5 milionë dinarëve, ndërsa për sipërmarrësit egzistues janë paraparë 10 milionë dinarë.

Programi i prezentuar, shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, Enis Salihi, ka thënë se qëllimet kryesore të përkrahjes dhe avansimit të prodhimit, si edhe forcimi i ndërmarrësve egzistues dhe rritja e numrit të sipërmarrësve të rinj në territorin e komunës.

Vlera maksimale për një projekt start-up është 200.000 dinarë, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat vetëm se veprojnë mund të konkurojnë për mjete deri më 500.000 dinarë.

Siç është thënë, konkursi do të jetë i shpallur për një kohë më të shkurt të mundshme.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues