Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR TAKIM ME 17 PËRFAQËSUESIT E BASHKËSIVE LOKALE

13. dhjetor 2017.

Medvegjë- Në sallën e Kuvendit të Komunës të së Medvegjës u mbajt një takim me përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë bashkësive lokale, të cilat u mblodhën për të përmbledhur rezultatet e arritura për këtë vit.

Përfaqësuesit e bashkësive lokale kanë paraqitur problemet e tyre, me qëllim që në hartimin e buxhetit për vitin 2018, të kenë parasysh çfarë është alarmante, duke marrë parasysh se njerëzit në terren kanë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe rrjetin telefonik, si dhe në infrastrukturën rrugore dhe rrugëve dytësore.

Përveç përfaqësuesve të bashkësive  lokale, në takim morën pjesë kryetari Nebojsha Arsiq dhe ndihmësit e tij Leme Xhema  dhe Radomir Radovanoviq.

"Unë sugjeroj që të vizitoj dy bashkësi lokale çdo muaj, në mënyrë që të njihen më shumë me problemet tuaja", theksoi Arsiq.

Po ashtu është planifikuar të ndryshohet Statuti i komunës së Medvegjës, për të gjetur një zgjidhje  per të gjith bashkësite lokale, në përputhje me ligjin  do të marrin përfaqësuesit e tyre ligjor, pasi këtë e nuk kanë nëntë bashkësi lokale.

Në fund të takimit është konkluduar që mjetet e planifikuara për buxhetin e vitit 2018, të caktohen si prioritet ndaj bashkësitë lokale të cilave iu është më e nevojshme ndihma.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues 

 

homescontents