Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË MBAJTUR PANAIRI I TRETË I SIPËRMARRËSISË NË LESKOC

26. prill 2016.

Leskoc – Rreth 200 iniciativa të sipërmarrësisë janë prezantuar në Panairin e gjashtë të sipërmarrësisë në kuadër të projektit “Shanci për fillim të ri”, e kanë organizuar Asociacioni Serb i Menaxherëve (SAM), agjensioni DNA Komjunikejshën dhe Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Panairi i cili është organizuar në partneritet me Odën Ekonomike Rajonale në Leskoc dhe vetqeverisjen lokale të qytetit të Leskocit, ka nxitur interesim të madhë të qytetarëve, ndërsa janë shënuar rreth 400 vizitorë. Ata kanë pasur mundësi që të dëgjojnë më shumë mbi sipërmarrësinë dhe idetë sipërmarrësore të cilat mund të fillojnë për disa qindra euro apo për disa mijëra euro. Janë prezentuar iniciativat sipërmarrësore të mendurara në bazë të hulumtimeve shumë mujore dhe në përputhje me specifikat dhe nevojat e secilit rajon në Serbi.

Në panair kanë marrë pjesë rreth dhjetë organizata lokale, të cilat kanë paraqitur programet e veta të përkrahjes për nisjen e biznesit të vogël, ndërsa programin përcjellës të panairit e kanë përbërë ligjërimet edukative. Vizitorët kanë mundur që më shumë informacione rreth sfidave të sipërmarrësisë të marrin edhe nga sipërmarrësit e suksseshëm të cilët kanë nisur biznesin e vogël individual.

Ndihmësja e ministrit të ekonomisë Katarina Obradoviq Jovanoviq ka theksuar se “Shanci për një fillim të ri” jep kontribut të madh aktiviteteve në kuadër të “Vitit të sipërmarrësisë”.

 “Shteti këtë vit për përkrahjen e sipërmarrësisë ka ndarë 16 miliardë dinarë në kuadër të 33 programeve për ndihmë, prej të cilëve do të shpallen dy programe mbështetëse për fillimin e biznesit. Për këtë është shumë me rëndësi që të krijohet frymë e sipërmarrësisë në mënyrë që sa më shumë të rinj të drejtohen për sipërmarrësinë si rrugë e tyre, por jo vetëm të rinjët por edhe të gjithë të tjerët të cilët janë të gatshëm që hyjnë dhe të bëhen vet pronar i tyre”.

Nikoqirët e manifestimit ka qenë Shkolla e Lartë e Biznesit të Studimeve Profesionale në Leskoc.

Burimi: Lajmet nga Leskoci, Jugpres dhe Trupi Koordinues