Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË KRYER SHTËPI E PARË E SIGURTË NË JUGUN E SERBISË

19. dhjetor 2014.

Vranjë – Në seancën e djeshme të Kuvevendit të qytetit të Vranjës, kryetari i këtij qyteti Zoran Antiq ka thënë se punët ndërtimore në ndërtimin e Shtëpisë së Sigurt në Vranjë gati janë përfunduar dhe ajo do të fillojë punën deri në fund të këtij viti. Sipas fjalëve të tija, pritet që “Vodovod-i”, do të përfundoj punët në dhjetë ditët e ardhëshme, kur dhe do të hapet në mënyrë solemne fillimi i punës së Shtëpisë së Sigurt në Vranjë.  

Në mesin e janarit të këtij viti është nënshkruar marrëveshja për mirëkuptim në Vranjë, me çka është krijuar kushti që në këtë qytet të ndërtohet Shtëpia e Sigurt, për gratë dhe fëmijët të cilët janë viktimë e dhunës në jug të Serbisë.

Marrëveshjen për mirëkuptim atëherë e kanë nënshkruar kryetari i Vranjës, Zoran Antiq, përfaqësuesi i ambasadës së SHBA-së në Serbi, Shon Long dhe kryetari i Fondit B92, Veran Matiq. Me këtë janë kryer praktikisht aktivitetet shumëvjeçare në përgaditjen e ndërtimit të këtij objekti.

Ideja e këtij projekti është propozuar në vitin 2009, ndërsa objetkti i sapo ndërtuar do të jetë Shtëpi e Sigurt rajonale për gratë dhe fëmijët që janë viktimë e dhunësë, të cilët tani vendosen në strehimore e cila punon pranë Qendrës Lokale për Punë Sociale.  

Hapësira e shtëpisë përfshin rreth 200 m2, ndërsa në atë shtëpi mund të qëndrojnë rreth 20 persona. Kjo do të jetë Shtëpia e parë e Sigurtë në jug deri në Nish.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues