Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË KRYER NDARJA E BONAVE PËR BANJËN E BUJANOCIT

17. janar 2023.

Bujanoc - Beograd - Republika e Serbisë ka ndarë bona për aranzhimet në Banjë të Bujanocit. Në Banjë janë të kënaqur me rezervimet, të cilat janë rreth 400.

Mysafirët e parë me bona në Banjë të Bujanocit priten të vijnë më 5 shkurt.

Kjo banjë me kapacitet 195 shtretër verën e kaluar theu rekorde në numrin e të vizitorëve.

Shpërndarja e kuponëve për qytetarët e Serbisë filloi më 4 janar dhe përfundoi për vetëm pak ditë.

Qytetarët e Bujanocit të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë shtetërore në formë të bonave për pushime kanë zgjedhur kryesisht banja.

Burimi: Bujanovaçke, Shërbimi i Trupit Koordinues