Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR POSTA E RE NË PRESHEVË

4. mars 2016.

Preshevë – Në vendbanimin Stacioni Hekurudhor, në periferi të Preshevës, dje është hapur dega e re e Postës së Serbisë, e dhjeta sipas rendit në kuadër të aksionit “52 posta për 52 vendbanime”. Siç është thënë me rastin solemn të hapjes së Postës së Serbisë, është bërë përshpejtimi i përparimit ekonomik, biznesor dhe demokrafik i mjediseve të vogla, e cila do të kontribuojë në zhvillimin e shpejtë dhe të barabartë rajonal.

Millan Kërbobabiq, drejtor gjeneral i Postës së Serbisë, i cili qytetarëve i ka dorëzuar në përdorim ekspoziturën e re, ka thënë se kjo do të ketë justifikim të plotë ekonomik, sepse ndodhet në vendin në të cilin jetojnë më shumë se 3.200 banorë, ku punojnë numër i madh i sipërmarrësve të vegjël dhe ku është qendra më e madhe për pranimin e emigrantëve.

„Presim që posta të punoj më shumë se në mënyrë profitabile. Në të njejtën kohë Posta e Serbisë në këtë mënyrë tregon se korporata shoqërore është përgjegjëse dhe e gatshme ta zhvilloj secilën pjesë të Serbisë, tregon se secili njeri në këtë vend i kushtohet rëndësi. Ky institucion edhe të gjitha shërbimet që do t`i ofrojmë, duke përfshirë edhe punët këmbyese, do të lehtësoj shumë jetën dhe lëvizjen e qytetarëve të Preshevës dhe refugjatëve të ardhur. Qëllimi ynë është që t`i kthehemi njëri tjetrit dhe të jetojmë në harmoni”, ka thënë Kërkobabiq.

Skender Limani, kryetari i Bashkësisë Lokale “Stacioni Hekurudhor”, nënshkrues i kërkesës së hapjes së degës së re në emër të banorëve ka faleminderuar Postën e Serbisë.

„Kjo për neve është rëndësi e veçantë, sepse nga Presheva janë larguar të gjitha bankat. Posta kryesore komunale është e vogël për 45.000 banorë, veçanarisht gjatë pagesës së pensionit dhe të përfitimeve tjera. Pas kësaj taktike, jam i bindur që qytetarët ndryshe do të kuptojnë tërë situatën dhe se do të shërbehen në mënyrë të shpejtë, kualitative dhe në kohë. Gjithashtu, në këtë kohë kur nuk ka punësim, dy vende të reja të punës do të thotë shumë për gjeneratën e reja”, ka thënë Limani dhe ka shtuar se për këtë ndihmë shpreson përmirësimin e jetës në këtë mjedis.

Posta e re do të lehtësoj jetën e pjesëtarëve të ndryshëm të bashkësive etnike – serbe, shqiptare dhe rome. Më shumë se 3.200 banorë, përkatësiht 600 amvisëri të kësaj bashkësie lokale dhe fshatrave Tërnavska Rekë, Cakanoc dhe Çukarkë, do të mund të kryejnë punë të ndryshme në një vend – të dërgojnë dhe pranojnë letra dhe pako, të paguajn faturat, tërheqin pensionet apo përfitimet sociale. Gjithashtu, Posta e Serbisë jep këtyre banorëve këndin falas të internetit, ndërsa punëtorët e do të kryejnë internet trajnimin falas. Hapësirat për punë të kësaj dege, pa kompension, e ka lëshuar Shoqata e Pensionerëve të Bashkësisë Lokale “Stacioni Hekurudhor”, ndërsa mjeshtrit postar për një kohë të shkurt kanë rregulluar dhe pajisur sipas masave të përdoruesve bashkëkohor, në mënyrë që t`i ofrohen shërbimet më kualitative dhe më të lira financiare dhe postare.

Në mënyrë që Posta e Serbisë, edhepse është sistem i madh, shpejtë reagon dhe i përshtatet përdoruesve, shallteri i specializuar është shembulli më i mirë për shërbimet postale i cili në fund të vitit është hapur në Qëndrën më të madhe për Pranimin në Preshevë, ku emigrantët mund të këmbejnë devizat apo të tërheqin të hollat të cilat të afërmit do t`i dërgojnë përmes Vestern Unionit, por edhe të blejnë kartela telefonit etj. Kështu që këtyre njerëzve, të cilët ikin nga lufta dhe varfëria, të paktën pjesërisht ti zbuten problemet në rrugën se shumë mundimshme për një jetë më të mirë.

Burimi: Danas, Telegrad dhe Trupi Koordinues