Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR PËRPILIMIN FALAS TË UEB FAQËS

4. nëntor 2015.

Vrajë, Bujanoc, Preshevë – Në kuadër të projektit „Punësimi i grave të reja në sektorin IT“, Organizata e Qytetarëve për Demokraci dhe Arsimim Qytetar „Iniciativat qytetare“, ka shpallur konkurs për krijimin falas të ueb faqes prezantuese për kompanitë, organizatat dhe institucionet me seli në Vrajë, Bujanoc dhe Preshevë.

Projekti “Punësimi i grave të reja në sektorin IT”, ka filluar me idenë që të gratë e reja nga mjediset pak të zhvilluara të kenë mundësinë që me përshtatshmërinë e diturive të tyre në tregun e punës të krijojnë mundësi të reja për biznese të reja dhe hapjen e biznesit individual në IT, industri e cila ka prespektivë.

Përparësi në konkurs do të kenë ato të cilët me punën e tyre kanë ndihmuar mjediset lokale, të rinjët në mjediset lokale ose në çfardo mënyre kanë kontribuar në krijimin e kushteve më të mira për jetes në vendet e tyre. Konkursi do të jet i hapur deri më 12 nëntor.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues