Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR MBËSHTETJEN E KLLASTERËVE

15. dhjetor 2014.

PROGRESI Europian ka shpallur ftesë publike për finansimin e projekteve për mbështetjen e kllasterëve në zbatimin e praktikave inovative dhe qasjen e përbashkët në treg.

Të drejtë në pjesëmarrje kanë kllasterët e regjistruar në territorin e 34 qeverisjeve lokale në Serbinë juglindore dhe jugperendimore, të cilat janë të përfshira në realizimin e këtij programit zhvillimor.

Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, donatorët e PROGRES-it Europian, kanë ndarë 200.000 euro, për të mbështetur avansimin e konkurrencës të kompanive të vogla dhe të mesme, anëtare të kllasterëve, përmes zbatimit të prodhimeve të reja apo egzistuese, zgjërimin e tregut dhe internacionalizimin e biznesit. Vlera maksimale për projekt individual është 40.000 euro, ndërsa kllasterët duhet t`i sigurojnë pjesëmarrje finansiare prej më sëpaku 10% të vlerës të përgjithsme të projektit. 

„Qasja e kufizuar në tregjet ndërkombëtare, si dhe mungesa e prodhimeve inovative janë disa nga pengesat kryesore për zhvillimin e kompanive të mesme dhe të vogla në Serbi. I ftoj kllasterët që të marrin pjesë me idetë e tyre projektuese për zbatimin e inovacioneve dhe avansimin e marketingut në kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa Programi do të përkrah shembujt më të mirë dhe me këtë do të kontribuojë në rritjen e konkurencës së tyre,“ tha Olivera Kostiq, udhëheqëse e sektorit për avansimin e konkurencës së qeverisjeve lokale në kaudër të PROGRES-it Europian.

Me ftesë është mundësuar partneritet më institucionet e arsimimit të lartë dhe organizatave profesionale të cilat me përvojen dhe diturin e tyre mund të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve të planifikuara projektuese. Kllasterëve të selektuar në bazë të konceptit të projektit, do t`i ofrohet mbështetja teknike përmes konsulltimit dhe trajnimit individuale, para dorëzimit të aplikacioneve finale, ndërsa afati për dorëzimin e aplikacioneve është 13 mars 2015.

Sesionet informative përmes të cilëve kllasterëve të interesuar do t`i paraqiten detajet e ftesës do të mbahen nga 16 deri 18 dhjetor në Novi Pazar, Vranjë dhe Nish.

Dokumentacionin aplikues dhe informacionet shtesë rreth projektit mund t`i merrni në këtë faqe  http://www.europeanprogres.org/pozivi/sr/           

Në programin e PROGRES-it Europian janë të kyçura 34 vetqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepola, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlija, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vranja, Bosilegradi,Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Alleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Sëlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevaci në juglindje të vendit.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues