Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI “NISU PËR NË PUNË”

23. nëntor 2015.

Për shtatin vit me radhë, 100 idetë prespektive për sipërmarrje do të kenë mundësinë që të realizohen në kuadër të konkursit nacional NISU PËR NË PUNË, duke iu faleminderuar kompanisë Filip Moris.

NISU PËR NË PUNË i ndihmon njerëzve që me idenë biznesore të mirë dhe të qëndrueshme të fillojnë ose avansojnë biznesin vogël individual, për qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe inkurajimit të njerëzve që të hyjnë në botën e biznesit. Sipërmarrësia është fillim kryesor i progresit ekonomik në Europë dhe botë, dhe është i njohur si karrika kryesore për rimëkëmbjen e ekonomisë së Serbisë.

“Mijëra njerëz të cilët çdo vitë paraqiten në këtë konkurs janë treguesët më të mirë se në Serbi ka shumë shpirt biznesor, mirëpo njerëzve iu është e nevojshme përkrahja dhe stimulimi. Është i nevojshëm inkurajimi dhe besimi në idenë individuale, ndërsa ky program i ndihmon që të sigurojnë pajisimin e nevojshëm dhe të fitojnë trajnime adekuate dhe për ndihmë këshilluese, në mënyrë që sa më mirë të përgaditen për garën e vështirë tregtare. Arsyeja se në gjashtë vitet kaluara, përmes programit NISU PËR PUNË, janë nisur 490 të rinj dhe sipërmarrje familjare, dhe kështu është mundësuar punësimi i më shumë se i 1500 njerëzve, dhe gjithë këto kompani ende janë të sukseshme në biznes, është stimulimi më i mirë për të gjithë ata të cilët mendojnë që të paraqiten në konkursin NISU PËR NË PUNË”, ka deklaruar Jellena Preradoviq Stevanoviq nga kompania Filip Morris, duke shtuar:

„Do t`i kisha ftuar të gjithë të interesuarit që për së afërmi të njoftoheni me përvojat e sipërmarrësve tonë nga ciklusi i kaluar i programit në ueb faqen e programit www.pokrenisezaposao.rs, si dhe në rrjetet sociale duke përdorur #Stisni petlju i #PokreniPosao. Jam e sigurt se do të gjenden këshilla të mira dhe përgjigje në shumë pyetje të cilat janë të përbashkëta të gjithë sipërmarrësve të cilët fillojnë që të zhvillojnë idetë e tyre biznesore”.

NISU PËR NË PUNË realizohet nga organizata joqeveritare ENECA, ndërsa rëndësia dhe rezultatet e mira të konkursit në gjashtë vitet e kaluara kanë siguruar përkrahjen edhe të numrit të madh të partnerëve. Kështu që këtë vit Shërbimi Kombëtar për Punësim, si një ndër partnerët kyç, përmes rrjetit të vet të filialeve dhe zyrave, do të informoj personat që janë pa punë dhe do t`i ndihmojnë rreth paraqitjes në programin NISU PËR NË PUNË.

Konkursi i shtatë me radhë NISU PËR NË PUNË, do të zgjatë deri më 29 shkurt 2016. Informatat shtesë për konkursin, mënyrën e paraqitjes si dhe për vet formularin aplikues për konkurs mund t`i gjeni në ueb faqen  www.pokrenisezaposao.rs, ndërsa për të informacionet interesante për konkursin dhe sipërmarrësit egzistues mund të përcillen në këtë link: www.facebook.com/pokrenisezaposao.rs

Burimi: Resur Qendra dhe Trupi Koordinues