Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË HAPUR KONKURSI I NËNTË I ÇMIMIT VIRTUS – ÇMIMET PËR ATA QË KUJDESEN

23. shtator 2015.

Fondacioni Trag, me mbështetjen e Unionit Europian, Fondit Ballkanik për Demokraci dhe në partneritet me USAID-in, më 10 shtator 2015,  ka shpallur konkursin e nëntë për çmimin VIRTUS për filantropi. Konkursi është i hapur për kompanitë vendore dhe të huaja, korporatat, kompanitë publike dhe shtetërore, kompanitë e mesme dhe të vogla, shtëpitë mediatike, fondet dhe fondacionet korperative dhe për personat individual. Organizat jo profitabile, institucionet publike dhe organet shtetërore nuk kanë të drejtë paraqitje, mirëpo kanë të drejtën e nominimit të kandidatëve për çmim. Afati për pranimin e paraqitjeve është 22 tetor 2015.

Çmimi VIRTUS është krijuar në vitin 2007, si çmim i parë dhe më i rëndësishëm për filantropitë korporative në Serbi, të cilat me punën e tyre shoqërore me përgjegjësi promovojnë si pjesë kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë. Është i dedikuar për të gjithë kompanitë, si ato të mëdha dhe të vogla, por edhe individëve të cilët gjatë vitit 2015, kanë kontribuar në mënyrë efikase për të mirën e përgjitshme duke ofruar mbështetje materiale dhe tjera me aksionet jo profitabile ose organizatave të shoqërisë civile.  

 Çmimi VIRTUS për vitin 2015, do të ndahet në pesë kategori kryesore:

 •  Çmimi kryesor për kontributin e kompanisë në nivelin nacional
 • Çmimi për kontributin në vetqeverisjen lokale në të cilën kompania vepron 
 • Çmimi për kompanitë e vogla dhe të mesme 
 • Çmimi  për partneriet të gjatë në mes të sketorit biznesor dhe sektorit jo profitabil 
 • Çmimi  për kontribut individual në filantropi 

Ceremonia e shpalljes së fituesit do të mbahet në Beograd, në fund të janarit të 2016-tës. Për fituesit e çmimeve do të vendos juria e pavarur të cilën e përbëjnë individët e elitë dhe ekspertët nga bota ekonomisë, sektorit civil, medias dhe marketingut.

Informacionet shtesë, kushet detale të konkursi dhe formularin aplikues mund ta shkarkoni në ueb faqen zyrtare të çmimit VIRTUS :  www.tragofondacija.org/virtus.

Kontakti për informacione shtesë:
Misha Stojilkoviq, PR VIRTUS
tel. 064 155 84 39, e-mail: virtuspr@tragfondacija.org

Burimi: Fondacioni Trag dhe Trupi Koordinues