Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË GJETUR I VDEKUR NË BORË NJË MASHKULL NË MEDVEGJË

16. janar 2017.

Medvegjë – Mitar Lubisavleviq nga fshati Retkocer në Medvegjë, është gjetur i vdekur në borë jo larg shtëpisë së tij, pas dy ditë kërkimi.

Zhdukjen e tij e kanë vërejtur punëtorët e Qendrës të cilët në fshatrat malore të Medvegjës, kanë vizituar banorët e moshuar, të sëmur dhe të varfër, ndërsa ata edhe janë organizuar kur kanë vërejtur se disa ditë nuk ka qenë në shtëpi në të cilën jeton.

„Është gjetur në borë, dy ditë më vonë tek Përroi i Gavarinit”, ka konfirmuar kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues