Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË DORËZUAR DONACIONI I QEVERISË SË JAPONISË PËR SHTËPINË E SHËNDETIT NË PRESHEVË

18. maj 2017.

Preshevë – Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë, Punësim dhe për çështje Sociale dhe Veterane, Nenad Ivanisheviq ka marrë pjesë në ceremoninë  e pranim-dorëzimit të donacionit të Qeverisë së Japonisë për projektin e pajisimit të Shtëpisë së Shëndetit të Preshevës me një autoambulacë.  Ivanisheviq në emër të Qeverisë së Serbisë ka faleminderuar Qeverinë e Japonisë për donacionin në vendin tonë dhe në humanitetin të cilin e tregon ndaj njerëzve të cilët kanë ardhur nga Lindja e Afërt.

Sekretari shtetëror ka theksuar se kriza e emigrantëve nuk ka përfunduar dhe se Serbia do të vazhdoj që të sillet ndaj emigrantëve si deri më tani, në mënyrë përgjegjëse dhe humane në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai theksoi se ligjet në vendin tonë duhet të rrespektohen dhe secili emigrant i cili do të bëj vepër penale duhet të saksionohet, sepse siguria e qytetarëve të Serbisë është në vend të parë.

Ambasadori i Japonisë, Gjuiqi Takahara, ka faleminderuar Qeverinë e Serbisë në reagimin ndaj krizës së emigrantëve dhe tretmanin e saj ndaj emigrantëve. Takahara ka theksuar se Qeveria e Japonisë do të vazhdoj që të ofroj ndihmë vetqeverisjeve lokale në vendin tonë të cilat janë të prekura nga kriza emigruese. Ai theksoi shpresën që do të krijohen kushtet për kthim të sigurt të emigrantëve në vendlindje, është theksuar në komunikatën e Ministrisë për Punë.

Qeveria e Japonisë ka siguruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për blerjen e autoambulancës me vlerë prej 31.000 euro, si ndihmë për avansimin e mbrojtjes shëndetësore në vetqeverisjet lokale në Republikën e Serbisë të prekura nga kriza e emigrantëve dhe refugjatëve.

Burimi: Tanjug, Trupi Koordinues