Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË DJEGUR KONAKU I MBRETIT NË MANASTIRIN E PROHOR PÇINJËS

28. janar 2014.

Bujanoc-  Zëdhënësi i krytarit të komunës së Bujanocit, Stojançe Arsiq, ka deklaruar se në zjarrin i cili shpërtheu dje në orët e paraditës, është djegur Konaku i Mbretit në manastirin e Prohor Pçinjës.

 “Është djegur kulmi i ndërtesës i cili ndodhet në pjesën e majtë të hymjes për në manastir, si dhe tavanet dhe dyshemetë. Tjerat janë vetëm mure”, ka thënë Arsiq.

Zjarri i cili kaploj konakun e manastirit mban emrin “Konaku i Mbretit”.

Arsiq ka thënë se për shuarjen e zjarrit kanë qenë të angazhuar murgjit, banorët dhe njësit e zjarrëfikësve mirëpo nuk kanë arrit që të ndalojnë që zjarri të mos e kaplojë konakun.

 “Ujin e kanë nxjerrë direkt nga lumi Pçinja, shumë mirë kanë qenë të organizuar, mirëpo kjo nuk ka ndihmuar në fikjen e zjarrit”- ka thënë Arsiq.

Portparolli i administratës policore të Vranjës, Dragan Stamenkoviq, ka thënë se në fikjen e zjarrit kanë qenë të angazhuar të gjitha ekipet e disponueshme, poashtu ai ka thënë se ende nuk dihet se cili ka qënë shkaktari i zjarrit.

Mirëpo, thuhet se zjarrin e ka shkaktuar koftorët e ndezur, dhe se gypi i tymit kishte dal direkt në tavan i cili ishte prej druri dhe i cili ishte pa oxhak.

Manastiri i Prohor Pçinjës është rekostruktuar në fillim të decenies së parë të vitit 2000.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues