Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË DEMOLUAR SHKOLLA NË FSHATIN CARAVAJKË TË PRESHEVËS

1. shtator 2017.

Preshevë – Personat e panjohur kanë kanë dëmtuar shkollën fillore “Migjeni” në fshatin Caravajkë të komunës së Preshevës, kanë dëmtuar inventarin dhe kanë njollosur muret, ndërsa sipas informatave të para nga shkolla asgjë nuk është vjedhur, ka deklaruar këshilltari arsimor në zyrën e Administratës Shkollore të Leskocit në Vrajë, Jovica Stevanoviq.

Stevanoviq tha se mendohet që arsye e dëmtimit të shkollës është “teka dikujt ose qëllimi për të thënë diçka për dikë ", sepse nëpër mure janë shkruar porosi.

„Gjatë natës dikush ka dëmtuar shkollën, ndërsa shihet se arsye ka qenë që përmes njollosjeve t`i dërgohet porosi dikujt. Shkolla dhe vetqeverisja lokale, në bashkëpunim me policinë, janë në detyrim që të zbulojnë shkaktarët, ndërsa administrata shkollore vetëm të informoj që incidenti ka ndodhur”, tha Stevanoviq.

Stevanoviq ka theksuar se nuk është rrezikuar fillimi i vitit shkollor në Caravajkë, ndrësa pritet që gjatë ditës të ngjyrosen shkrimet të cilat natën e kaluar janë shkruar në korridoret shkollore.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues