Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË BËRË KONSTITUIMI I KUVENDIT KOMUNAL

27. tetor 2015.

Medvegjë – Dje në Medvegjë, pas zgjedhjeve lokale të shtatorit, është bërë konstituimi i kuvendit komunal në të cilin janë 35 këshilltarë, 22 nga rradhët e koalicionit të PPS, ndërsa për kryetar është zgjedhur Misllav Milletiq (PSS).

„PPS e cila ka fituar 16 mandate, në zgjedhje ka dalur në koalicion me socialistët të cilët i kanë katër këshilltarë dhe Partia e Pensionistëve të Bashkuara të Serbisë e cila i ka dy këshilltarë”, ka thënë kryetari i organit të përkohshëm Nebojsha Arsiq, i cili ka qenë i pari në këtë listë.

„Mbledhja e ardhshme është caktuar për 6 nëntor, kur dhe do të zgjidhet pushteti egzekutiv“, ka thënë Arsiq.

Në parlamentin lokal kanë edhe këshilltarë dy partitë politike, si dhe GQ “Për Jabllanicën e Epërme”, me pesë këshilltarë. Partia Demokratike, lider i së cilës është Nagip Arifi, kryetari aktual i komunës së Bujanocit, ka marrë pesë mandate, ndërsa lista e përbashkët për Veprim Demokratik e Riza Halimit dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve e Rahmi Zulfiut ka marrë tre mandate.

Arsiq i cili është zgjedhur si kryetar i ri i komunës, nuk da dëshiruar që të flas për vendimet e kuadrove dhe cilat parti do të marrin pjesë në pushtetin e ardhshëm. Mediat lokale nga jugu i Serbisë thonë se edhe pse koalicioni i PPS-  ës e ka shumicën, asaj mund t’i bashkohet edhe njëra nga partitë politike shqiptare.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues