Arkiva e lajmeve
                   

ËSHTË ARRITUR BASHKËPUNIMI NË MES QENDRËS PËR ZHVILLIM TË RRETHIT TË JABLLANICËS DHE PÇINJËS DHE MINISTRISË SË BUJQËSISË

16. prill 2014.

Leskoc Për qëllim të forcimit të aktiviteteve ekonomike të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, përfaqësuesit e Qendrës për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës në takimin e mbajtur më herët janë marrë vesh rreth bashkëpunimit të ardhshëm me Ministrinë e Bujqësisë.

Përfaqësuesit e kësaj qendrejeje në këtë takim kanë paraqitur zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë rezultatet e projektit “Përkrahja për prodhimin e ushqimit organik në jug të Serbisë” dhe kanë paraqitur potencialet e këtij rajoni.

Me këtë rast përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë kanë treguar interesim të madh për punën e Qendrës, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit. Është përmbyllur se bashkëpunimi duhet të fokusohet në fitimi e projekteve të ri dhe tërheqjen e investimeve në këtë rajon, për të cilën në të ardhmen do të punohet në mënyrë aktive.

Qendrës për zhvillim është dhënë mirënjohje për rezultatet e deritanishme në zhvillimin e bujqësisë organike, ndërsa është theksuar se ka kapacitete për zbatimin e politikës nacionale agrare në këtë pjesë të Serbisë, jo vetëm në fushën organike por edhe në fushën e bujqësisë konvencinonale.

Burimi: Vesti dhe Trupi Koordinues