Arkiva e lajmeve
                   

ËRRËSIRA MEDIATIKE KËRCËNON JUGUN E SERBISË

13. janar 2015.

Bujanoc – Kuvendi i komunës së Bujanocit ka miratuar njëzëri raportin mbi punën për vitin e kaluar si dhe programin e punës së NP Radio Televisionit të Bujanocit për këtë vit, të cilin ë ka sjellur Hajredin Ademi, drejtor i kësaj shtëpie mediatike, themelues i të cilit është vetqeverisja lokale. Këshilltarët gjithashtu kanë qenë të bashkuar në vlerësimin se ky medium elektronik do të duhej të përjashtohet nga privatizimi i ardhshëm.

„Egzistojnë shumë arsye se përse jemi kundër privatizimit të mediumit tonë multietnik. Pajtohemi se është koha që shteti (përmes vetqeverisjeve lokale) të tërhiqet nga mediat, mirëpo prap se prap do të duhej të vlejnë specifikat e komunës sonë dhe të n`a përjashtojnë nga privatizimi për kohë të pacaktueshme“, thotë Hajredin Ademi.

Ai thotë se pas ngjarjes së vitit 2000 dhe 2001, edhe „faktorët vendor dhe ndërkombëtar kanë mbështetur me përkushtim krijimin e mediave multietnike të cilat do të kishin mbuluar të gjitha ngjarjet në këtë mjedis shumë etnik dhe rreth tyre në mënyrë objektive të raportoj“, për të cilin egziston edhe dokument i nënshkruar.

 „Në plotëshmëri kemi përmbushur këtë premti. Nuk është ky vlerësim subjektiv nga këndi i drejtorit, por nga dëgjuesit dhe shikuesit për të cilët realizojmë program. RTV Bujanocit funksionit sipas parimit – nuk ka lëshim të asnjë ngjarje, si në qytet poashtu edhe në mjediset fshatare. Nëse e privatizojmë apo e shuajm, dëmet do të jenë të pa kompenzueshme“, thotë Ademi.

Sipas fjalëve të tij, RTV Bujanoci i cili ka 41 të punësuar, emiton program proporcional në gjuhën serbe dhe shqipe, ndërsa është i rralli në rajon i cili ka program edhe në gjuhën rome. Mardhëniet në mes tri redaksive është shumë kolegial.

„Krijimin e përbashkët para afër 15 viteve duhet t’a mbajmë dhe mbrojmë. Omptimizmi n’a frymëzon dhe përkrahja e vetqeverisjes lokale, Trupit Koordinues, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe dëgjuesve dhe shikuesve tanë. Shënimet rreth kësaj vetëm se janë dërguar në adresën e Qeverisë së Serbisë, ombusmanit dhe të tjerëve të cilët do të kishin pasur mundësi ndihmese në misionin tonë të shpëtimit“, ka deklaruar Ademi.

Në rast se inciativa e përbashkët nuk ka sukses, Ademi frikohet që në „këtë pjesë të Serbisë do të mbizotërojë errësira mediatike“. Ai nuk dyshon që „ai i cili do të t’i blejë do të jetë i renditur tifozërisht, pa marrë parasysh a do të jetë shqiptar apo serb“, dhe të të krijoj program të vetëm nacional.

Në Bujanoc egzistojnë edhe dy shtëpi mediatike – RTV Spektri, i cili emiton në përgjëthsi program në gjuhën shqipe dhe Radio Ema e cila emiton program në gjuhën serbe. Të dy mediumet janë në pronësi private. 

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues