Arkiva e lajmeve
                   

ERDOGAN KA PREMTUAR NDIHMË PRESHEVËS

16. tetor 2017.

Preshevë – Shqiprim Arifi, kryetar i Organit të Përkohshëm të Preshevës, është takuar në Beograd me kryetarin e Turqisë, Taip Erdogan gjatë vizitës në Serbi.

Siç transmetojnë mediat lokale në gjuhën shqipe, Arifi me këtë rast ka marrë garanca të forta rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm të Serbisë dhe Turqisë.

Sipas disa paralajmrimeve, Turqia është e gatshme në Serbi investon një milliard dollar, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme të përfundon në jugun e Serbisë.

„Presidenti Erdogan personalisht ka premtuar Arifit se komuna e Preshevës do të jetë në listën e prioriteteve të investimeve në projektet infrastrukturore, si edhe dërgimit të më sëpaku një investitori serioz në Preshevë. Në këtë takim Erdogani dhe Arifi janë dakorduar edhe për dinamikën e komunikimit dhe aksionit të mëtutjeshëm në realizimin e premtimeve dhe kërkesa konkrete”, spekulojnë mediat.

Sipas këtyre burimeve, Arifi është ftuar zyrtarisht në një vizitë pune në Ministrinë e Ekonomisë në Turqi.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues