Arkiva e lajmeve
                   

EPS-I FTON QYTETARËT QË TË PARASHTROJNË REKLAMACIONET NË FATURA

25. janar 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Elektrodistribucioni i Serbisë ka njoftuar se qytetarët të cilët dyshojnë në parregullsi të faturave të dhjetorit për energjinë elektrike, mund të paraqesin reklamacionet sipas procedurës rregullative në sportelet e NP EPS në elektrodistribucionet në adresën e cilat ndodhet në secilën faturë.

Ankesat mund të dërgohen në mënyrë të shkruar në adresën e theksuar në pjesën e përparme të llogarisë apo personalisht në sportel në të njejtën adresë

Edhepse sëpari kanë njoftuar se afati për kontrata është tetë ditë, nga EPS-i thonë se ankesat mund të dërgohen pa marrë parasysh se kur qytetarët i kanë marrë faturat e tyre. Në secilën llogari është theksuar edhe numri i telefonit në të cilën shfrytëzuesi, varësisht nga vendi i banimit, mund të paraqitet në lidhje me pyetjet të cilat i interesojnë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues