Arkiva e lajmeve
                   

EPIDEMIA E FRUTHIT EDHE NË VRAJË?

19. tetor 2017.

Vrajë – Në Paralelen Infektuese të Spitalit të Përgjithshëm në Vrajë është shtrirë studenti nga rrethina e Bujanocit nën dyshimin nga fruthi është vërtetuar në Qendrën Shëndetësore në Vrajë.

Pacienti në Prishtinë ka qenë në kontakt me të sëmuarit nga kjo sëmundje, çka paraqet dyshimin serioz që edhe vet është sëmurë, thonë ekspertët.

Studenti me simptomat e fruthit të vogël është vendosur në Paralelen Infektive më 13 tetor, ndërsa në vazhdë janë analizat të cilat duhet të vërtetohet se në pyetje është kjo sëmundje.

Dr Goran Ristiq, epidemiolog në Entin për Shëndet Publik në Vrajë, thotë se rasti është ende nën dyshim.

„Sipas fotografisë klinike, ajo korrespodon me morbilet dhe rrezikshmërinë nga zgjërimi i mëtejshëm i infektimit gjithnjë egziston. Për tani e gjitha është e pasigurtë, presim diagnostifikimin virusal. Vaksinimi nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe kjo është problem”, tha dr Ristiq.

Epidemia e fruthit është paraqitur edhe në Kosovë e Metohi pas 16 viteve, ndërsa në Prishtinë janë sëmurë rreth 100 njerëz, ndërsa morbilet kanë marrë edhe një jetë të fëmijët.

Fruthi është paraqitur edhe në enklavat serbe në Kosovë e Metohi, në Mitrovicë janë sëmurë katër persona, ndërsa ka të sëmurë edhe në territorin e Graçanicës.

 

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues