Arkiva e lajmeve
                   

EMIGRANTËT NGA BUJANOCI KANË MARRË PJESË NË TURNEUN NË FUTBOLL TË VOGËL

25. shkurt 2019.

Bujanoc - Emigrantët nga Qendra e Pranimit në Bujanoc dhe KMF BSK luajtën dy ndeshje dhe përsëri treguan se futbolli bashkon njerëzit.

Kështu që pas ndeshjeve, në të cilat rezultati nuk ishte i rëndësishëm, por njohja dhe shoqërimi, Esmail Jahalbakshi nga Irani tha se ishte jashtëzakonisht i kënaqur që mund të luante në turneun  e futbollit.

"Futbolli është sporti më i mirë për mua. Kam luajtur në Iran, edhe pse jo në mënyrë profesionale. Do të doja të kisha më shumë turne të tilla dhe më shumë mundësi për t'u shoqëruar me popullatën lokale, "tha Jahalbakshi.

Marija Cvetanoviq nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim (IOM) tha se vetë emigrantët nga Qendra e Pranimit në Bujanoc propozuan organizimin e turneut, dhe IOM-i ia plotësoi këtë dëshirë të tyre.

"Emigrantët shpesh luajnë futboll në kamp, kjo është një nga aktivitetet e tyre të preferuara dhe ne shumë mirë e pranuam propozimin e tyre për të organizuar një turne futbolli", tha Cvetanoviq.

Ajo tha se kjo sigurisht që nuk do të jetë shansi i vetëm për emigrantët që të konkurrojnë në një lojë të vogël futbolli, por që edhe në periudhën e ardhshme do të organizohen turnetë.

"Ne jemi duke planifikuar turnetë ku fëmijët do të marrin pjesë, pasi ata gjithashtu duan të luajnë futboll. Ideja është që emigrantët nga Qendra e Pranimit në Vrajë të marrin pjesë në këto gara ", tha Cvetanoviq.

Turneu në futboll të vogël organizohet në kuadrin e mbështetjes së Bashkimit Europian për komunat dhe qytetet ku banojnë emigrantët.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues