Arkiva e lajmeve
                   

EKSPOZITA E VIZATIMEVE PËR FËMIJË NË PARKUN E QYTETIT

15. gusht 2017.

Bujanoc – Parku i rinovuar do të hapet zyrtarisht sot në ora 11.30, ndërsa organizimi i QARG, e cila e ka realizuar rregullimin e kësaj hapsire, fton të gjithë bujanocasit që të sjellin fëmijët, nipat dhe mbesat e tyre.  

„Ejani që të vizatojmë sëbashku”, porosit Nermine Aliu nga kjo organizatë.

Pas ceremonisë hyrse, në të cilën morrën pjesë përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale dhe KP Komunalia, parku do të hapet në galerinë e pazakontë.

Artistja Leoneta Abduli, do të vizatoj sëbashku me fëmijët, ndërsa në fund do të bëj ekspozitën me punimet e fëmijëve.

Rregullimi i parkut është pjesë e projektit “Për fëmijët tanë” i cili realizohet nga QARG, përmes ndihmës financiare të Fondacionit Trag nga Beogradi.

Përkrahjen e kanë ofruar edhe komuna e Bujanocit dhe KP Komunalia.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues