Arkiva e lajmeve
                   

EKSPOZITA E TRETË E GJEDHEVE TË RACËS SIMENTALE MBAHET TË SHTUNËN

29. shtator 2017.

Bujanoc – Stacioni Veterinarik në Bujanoc për vitin e tretë me radhë organizon ekspozitën e gjedheve të racës simentale dhe e cila grumbullon blegëtorët e komunës së Bujanocit.

Ekspozita do të mbahet në stadionin e qytetit në Bujanoc, ndërsa Aleksandar Stevanoviq, mjeku i mjekësisë veterinarike, deklaroi se e gjithçka është gati për këtë ngjarje të rëndësishme për komunën, duke marrë parasysh se 70 përqind e banorëve në këtë territor merret me bujqësi dhe nga bujqësia jeton.

„Do të vlerësohen gjedhet në tri kategori, mëshqerra, gjedhet e vjetra dhe të amëzuara dhe në secilën kategori do të marrin pjesë nga 25 gjedhe. Për vlerësimin e tyre është caktuar komisioni i përbërë nga ekspertët e Insitutit të Blegëtorisë në Beograd, Qendrave Blegëtorisë dhe Veterinarisë në Vellika Pllanë dhe Shërbimi Amëz Rajonal, ndërsa interesimi i blegëtorëve sikur edhe dy viteve të fundit është i madh”, tha Stevanoviq.

Për pronarët e gjedheve më të mira janë siguruar çmimet në të holla dhe shpërblime e qendrave për mabrësim. Ekspozitën do ta vizitojnë edhe mysafirët e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa në plan për vitin e ardhshëm është edhe pjesëmarrja e blegëtorve të dhenëve dhe dhive, ku në territorin e komunës së Bujanocit ka shumë.

Fondi shpërblyes prej 400.000 dinarëve është siguruar nga vetqeverisja lokale, ndërsa Stevanoviq ka theksuar se për pronarët e kafshëve është siguruar edhe mëditjet.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues