Arkiva e lajmeve
                   

EKSPOZIT PRSONALE PIKTURASH NGA TIJANA SICEVIC

4. mars 2022.

Medvegjë – Beograd – Të premten, më 4 mars, me fillim nga ora 18, në hollin e Qendrës Kulturore Medvegjë do të hapet ekspozita personale me vizatime dhe kostume të Tijana Sicevic, me titull “Xhengis Kan dhe krijimi i botës moderne". Hyrja është falas për të gjithë vizitorët.

 Në kuadër të ekspozitës “xhengis Kan dhe krijimi i botës moderne”, do të prezantohen tre kostume unike, së bashku me skicat artistike, teknike dhe punuese, të cilat janë krijuar duke studiuar kulturën mongole. Dëshira për të studiuar kulturën mongole vjen nga libri Xhengis Kan dhe Krijimi i Botës Moderne, nga Dzek Vederforda.

Tijana Siqeviq ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Aplikuara në Beograd. Ajo është autore e kostumeve në dhjetë filma të shkurtër të shfaqur në festivale të ndryshme, ndërsa në dy ka punuar si skenografe. Ajo merret me kostumin teatror përmes nëntë shfaqjeve.

Burimi: Info Center Jug, Trupi Koordinues