Arkiva e lajmeve
                   

EKSPANSIONI I PRODHIMIT TË MJEDRAVE NË RRETHIN E PÇINJËS

14. janar 2016.

Leskoc – Për shkak të çmimit të lartë të mjedrave në treg, bujqit në Rrethin e Pçinjës masovikisht kanë vendosur mbjelljen e re të vreshtave me mjedura. 

Sipas të dhënave Shërbimit Bujqësor Profesional Këshilldhënës në Leskoc, rreth 260 hektarë kanë qenë të mbjellura me mjedura, ndërsa gjatë vitit të kaluar janë numri i hektarëve është rritur për 70 deri 100 hektarë.

„Fjala është për invazionin e kultivimit të mjedrave siç ka qenë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar dhe vitit dymijë me kultivimin e vishjeve. Vreshtat me mjedura i kultivojnë kryesisht bujqit e ri, para së gjithash përshkak të kërkesës dhe çmimit të madh i cili vitin e kaluar është sillur prej 160 deri 250 dinarë për kilogram”, thotë Nenad Stefanoviq, bashkëpuntor në këtë shërbim.

Në vitin e kaluar është rritur edhe prodhimi i prodhimeve të mjaltit prej 24.608 koshereve të cilat janë pronë e 643 bletarëve.

„Kjo është një shansë e madhe zhvillimore, por edhe prodhim i rrezikuar”, thonë ekspertët.

Në territorin e Leskocit mbjellet lloji amerikan “villamet”, i cili përmes blerësve vie në tregun amerikan. Për fryta të mirë dhe fitimprurëse është e nevojshme instalimi i sistemit të ujit pikë për pikë, por edhe lartësia e përshtatshme mbidetare.

„Mjedura më së miri zhvillohet në lartësitë e ulta mbidetare prej 300 deri 500 metra, mirëpo kualiteti mund të jet i kënaqshëm edhe në 250 metra lartësi, siç është gropa e Leskocit, me kushtet që mjedurat të ujiten dhe të zbatohen masat më bashkohore agroteknike”, sqaron Alleksandar Mitiq nga Shërbimi Bujqësor Profesional Këshilldhënës. 

Rriten edhe të mbjellura me kulturat tjera bujqësore, por ende në nivel të ulët.

Dy ekspertë thonë se përsëri janë aktuale vishnjat të cilat në Rrethin e Pçinjës ka në hapësirë prej 1.200 hektarëve, si dhe kumbullat në rreth 3.000 hektarë. Janë aktuale edhe luleshtrydhurat, manaferrat dhe boronicat.

„Në rritjen e të mbjellura të frutatave të llojit të këtill kanë ndikuar suvensionet e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe ato të pushteteve lokale, të cilat sigurisht nuk do të mungojnë as në këtë vit. Ajo çka dihet është se do të ketë prokurorim subvensional të fidaneve të lajthisë”, thonë në këtë shërbim.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues