Arkiva e lajmeve
                   

EKONOMIA E QARKUT TË JABLLANICËS DHE PÇINJËS

27. janar 2014.

Leskocë- „Mjedisi makroekonomik në të cilën gjenden qyteti i Leksocit dhe Vrajës, prezanton faktorët e vështirë për biznismenët, veçanërisht për shkak se në këtë zonë janë 11 komuna të cilat i përkasin komunave të pazhvilluara. Përveç kësaj, e pranishmë është edhe rënia e kërkesës vendore dhe jashtme, mosdisponueshmëria e burimeve për financim, e cila përveç së gjithash reflektohet në kredi të shtrenjta bankare të cilat janë të papërshtatshme për sipërmarrësit. Aty hyjnë edhe harxhimet e larta të prodhimit, harxhimet e larta infrastrukturale dhe komunale. Gjithashtu është e lartë edhe shkalla e papunësisë, përshkak të punëve të vështira, paraqitet edhe problemi i mosdhënies dhe pagave të ulëta, ka deklaruar, Natasha Dobriq, bashkëpuntore profesionale në Odën Ekonomike Regjionale të Leskocit (OERL).

Në Qarkun e Jabllanicës eksporti ka arritur në 126 milionë dollarë dhe është rritur për 28% për dallim nga 10 muajt e parë të vitit 2012. Kjo është pasojë e asaj se në Leskocë momentalisht gjinden ndërrmarrjet “Fallke”, “Instabull Xhinsi” dhe “Jura”, të cilat gjitha prodhimet e veta i eksportojnë. Eksporti arrin në 90,7 milionë dollarë dhe ai është 19% më i  ulët për dallim nga 10 muajt e parë të 2012. Në Qarkun e Pçinjës eksporti arrin 137,2 milionë dollarë dhe 9% më i lartë, ndërsa importi është 131,3 dhe është rritur për 18%”, ka sqaruar ajo.

Tregtia më e madhe zhvillohet me vendet e BE-së, duke arritur në 67%, me vendet anëtarë të CEFTA-s është 16% dhe me vendet tjera e kalon 17% të tregëtisë së jashtmë në përgjithësi. Sipas të dhënave të Entit statistikor, çmimet e prodhimit dhe shërbimit, janë rritur për 0,2%. Çmimet e konsumit në tetor të 2013 janë rritur 2,2% për dallim nga muaji po i njejtë i 2012, deri sa për dallim nga dhjetori i 2012, janë rritur për 2,6%.

 Fitimet neto të paguara, pa tatim dhe pa kontribute, në Qarkun e Jabllanicës arrijnë 33.324 dinarë, ndërsa në të Pçinjës 34.056 dinarë.

Kur bëhët fjalë për papunësinë, sipas të dhënurave nga Shërbimi Nacional për Punësim,  në Qarkun e Jabllanicës gjithsej janë 37.274 të papunësuar, ndërsa në të Pçinjës numri i të papunësuarve arrin në 28.097.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues