Arkiva e lajmeve
                   

EKIPI “JABLLANICA MP” MJESHTËR I SUPËS SË PESHKUT

12. shtator 2017.

Medvegjë – Ekipi “Jabllanica MP”, fituesi i garës së shtatë në përgaditjen e supës së peshkut “Kazani i artë i gejzerit” në Banjë të Sijarinës. Ekipi “Petrile” ka marrë vendin e dytë, ndërsa vendin e tretë e ka fituar “Ujëvarja e Qorit”, në konkurencë nga 11 kuzhinjerë nga Medvegjë, Bojnikut, Leskocit, por edhe nga Beogradi dhe Novi Sadi.

Shija e supës është vlerësuar nga juria pesë anëtarëshe në përbërje të dr Nebojsha Arsiq, kryetarit të komunës së Medvegjës, Gojko Ivanoviq, Momçillo Jankoviq, Amit Sahiti dhe Goran Stojanoviq.

Për të gjithë ekipet e paraqitura, organizatorët kanë siguruar peshkun, dru dhe vedin në shëtitoren e Lumit të Banjës, pranë hotelit “Gejzer”.

Këtë ngjarje e ka përcjellur edhe gara në liqenin e Petrilës, ku 12 peshkatarë konkuruar në peshkimin sportiv. Në mesin e peshkatarëve ka pasur pionjer, junior, senior, veteranë, invalid dhe invalidë të luftës.

Organizatorë të manifestimit “Kazani i Artë i Gejzerit 2017”, kanë qenë Organizata e Peshkatarëve të Jabllanicës së Epërme në Medvegjë, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të komunës së Medvegjës dhe Spitalin Special për Rehabilitim “Gejzer”.

Sponsor gjeneral i këtij manifestimi ka qenë komuna e Medvegjës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues