Arkiva e lajmeve
                   

„E DIMË KUSH DHE ÇKA MUND TË BËJ”

13. maj 2015.

Beograd – „Situata në Kosovë e Metohi dhe jug të Serbisë është e qetë, nuk vërehet prezenca e madhe e forcave të sigurisë dhe dihet se kush dhe çka mund të bëj në këtë territor“, ka deklaruar në emisionin e televisionit B92 „Kazhipërst“, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

„Situata është sikur në periudhën e shkuar, normale, e qetë, pa ekcesë, nuk ka lëvizje të veçanta të sigurisë, populli sillet shumë korrekt, poashtu edhe organet shtetërore dhe nuk ka shenja që mund të çojnë deri në përkeqësimin e situatës. Vlerësimet bëhen në nivel ditor, vetëm se janë bërë edhe në periudhën e shkuar, ndërsa strukturat e sigurisë vazhdimisht janë në terren dhe kryejn vlerësimin e situatës“, ka thënë Stankoviq.

Ai ka theksuar se vlerësohet se gjendja është e sigurtë, stabile dhe nuk ka shenja që të komplikohet.

“Po aq njerz sa është e nevojshme në zonën kombësore të sigurisë, rritja e numrit të njerëzve është i lidhur me faktin se në afërsi të kufirit ndodhë konflikt i armatosur dhe në këso situate janë rritur masat paraprake, në mënyrë që ngjarjet e pa dëshiruara të mos ndodhin. Numri i pjesëtarëve të forcave të sigurisë është minimal. Prezenca e shtuar nuk vërehet, të mundura janë vetëm kontrollimet e shtuara të qarkullimit në qytetet siç është Presheva, por banorët janë të qetë”, ka thënë Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, Trupi Koordinues bashkëpunom mirë me vetqeverisjen lokale.

„Ndodhi ajo që ndodhi në Kumanovë, e kam thirrë kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën,  e kam pyetur se a janë të gatshëm për gjithçka, më ka thënë se janë duke e përgaditur mbledhjen, ne  e kemi dërguar përfaqësuesin tonë, është dakorduar për gjithçka dhe secili e din rolin e vet. Në atë politika nuk përzihet dhe gjithçka zhvillohet normalisht“, thotë Stankoviq.

Stankoviq ka theksuar se Trupi Koordinues është i vetëdijshëm për situatën dhe atë se çka mund të ndodhë.

“Në secilin mjedis ka persona që mund të bëjnë ekces, ajo nuk mund të n’a habisë sepse e dimë se kush çka mund të bëjë në këtë hapësirë. Relativisht janë stabile mardhëniet në mes popujve të cilët jetojnë në atë mjedis. Për dy vjet e gjysmë, për aq sa jam në krye të Trupit Koordinues, nuk ka pasur asnjë konflikt ndëretnik. Sa i përket personave që kanë ardhur nga Maqedonia, nga Ragmi Mustafa kam marrë informacion se rreth 700 njerëz kanë ardhur në Preshevë, por që ai numër tash është zvogëluar, shumica është kthyer dhe nuk pritet fluks i ri i njerëzve”, ka thënë Stankoviq.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues