Arkiva e lajmeve
                   

DYERTË GJËRË TË HAPURA

23. tetor 2014.

Bujanoci është qytet multietnik i cili mund të krenohet me kulturën tradicionale, ndërsa qendra e argëtimit dhe afirmimit të ngjarjeve kulturore në këtë qytet është Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq”. Shtëpia e Kulturës është çerdhe e vërtetë multietnike, multikulturore dhe e kulturës në kuptim të gjërë të fjalës.

Misioni kryesor i kulturës është, kultura duhet të n’a bashkoj, e jo të n’a ndaj. Arsim Asllani, drejtor i instiucionit publik i Shtëpisë së Kulturës “Vuka Karaxhiq”, në Bujanoc, ka edhe disa argumente për këtë pohim.

“Kur flitet për traditën, kulturën e qytetit, para së gjithash mendohet në folklorin e shumë llojshëm dhe veshjeve të cilat janë pjesë të manifestimeve kulturore të cilat tradicionalisht zhvillohen këtu. Shtëpia e Kulturës çdo vit organizon katër aktivitete tradicionale: Javën e Shën Savës, kur hapësira e Shtëpisë së Kulturës i jepet shoqërisë “Gjurmët”, të cilët organizojnë program kulturo-artiskik; Ekspozitën e nxënësve parashkollor, shkollave fillore dhe të mesme të kushtuar ngjyrosjes së vezëve të pashkëve; Vera kulturore që tradicionalisht mbahet në korrik, kur organizohen tri koncerte të muzikës popullore serbe, shqipe dhe rome, pastaj tri koncerte të muzikës argëtuese në gjuhën shqipe, serbe dhe rome, dy shfaqje, njëra në gjuhën shqipe dhe tjetra në gjuhën serbe, veprimtaria fëmijërore e të gjitha çerdheve. Të gjitha kto ngjarje zhvillohen në pllajën e Shtëpinë e Kulturës; dhe së fundmi në nëntor, Ditët e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, me rastin e lindjes të Vuk Karaxhiqit, kur organizata “Duart e vyshme” dhe Shtëpia e Kulturës mbledhin punimet e dorës dhe artizanale nga territori i komunës së Bujanocit dhe organizojnë koncerte në gjuhën serbe dhe shqipe.

Kjo është ajo çka është e paraparë në programin e Shtëpisë së Kulturës, e cila realizohet rregullisht mirëpo ky institucion publik përgjat vitit të shkuar ka qenë më produktive. Në mënyrë të veçantë, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc prej shtatorit të kaluar deri më sot janë mbajtur numër i madh i manifestimeve, kryesisht kulturore por edhe trueza të rrumbullakëta – shoqërore, promovime dhe prezentime.

 „Në institucionin tonë veprojnë pesë shoqëri kutluro-artistike, shoqëritë serbe – „Soko“ dhe „Kollo“, shqipe – „Zëri i Luginës“ dhe „Jehona“, si dhe ajo rome SHKA „Zylfiqar Bajramoviq“. Të gjitha manifestimet janë multietnike“, thotë Asllani.

Në vitet fundit ka pasur shumë manifestime kulturore: 15 shfaqje teatrale, prej të cilave pesë nga teatri profesional; nga kjo, shfaqja për fëmijë kanë qenë tetë, prej të cilëve pesë nga teatri profesional, çka është shumë me rëndësi që fëmijët të cilët me dekada duhet të jetojnë sëbashku dhe krijojnë një ambient me sinergji të plotë multietnike dhe multikulturore në Bujanoc, kanë filluar ngadalë të heqin dorë nga keqkuptimet e gjeneratave më të vjetra; mbrëmje letrare shqipe e serbe kanë qenë tetë, si dhe tetë ekspozita të arteve. Ka pasur edhe 73 manifestime tjera – koncerte të shoqërive kulturo-artistike, shfaqje të cirqeve dhe magjistarëve, veprimtarive të fëmijëve të çerdheve të fëmijëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe koncerte humanitare.

„Kjo nuk është e tëra. Kemi pasur manifestimin „Vera kulturore e Bujanocit“, që ka zgjatur 15 ditë, „Duart e vyshme“, katër ditë, „Vezët e pashkëve“, dy ditë, si dhe festivali i filmit dhe filmave dokumentarë i cili ka zgjatur pesë ditë. Mirëpo, jeta kulturore e Bujanocit do të ishte edhe më e pasur dhe kultura do të kontribuojë edhe më shumë në jetën ndëretnike, atëherë kur do të kishmi më shumë mjete finansiare me të cilat do të kishim finansuar programet dhe projektet të cilat vetëm se janë gati“, tha Asllani.

Sa i përket skenës mediale në Bujanoc, në këtë qytet janë dy televizione, një radio-stacion dhe disa ueb portale. Më i madhi nga numri i të punësuarve është RTV Bujanoci, e cila ka programe në gjuhën shqipe, serbe dhe rome, dhe e cila deri në mesin e vitit tjetër do të duhej të privatizohet sipas ligjit të ri për media. Televizioni „Spektri“, pronë e kompanisë „Elhan Komerc“, i cili vlerësohet si media më me ndikim në rajon në gjuhën shqip dhe i cili televizion vitin e kaluar e festoi dhjetë vjetorin e themelimit. Njëzet vjetorin e themelimit sëshpejti e pret edhe radio në gjuhën serbe radio „Ema“.

Të gjithë udhëheqësit e mediave të Bujanocit, njejtë si ato në gjuhën serbe, shqiptare apo rome, pajtohen me një send – nuk është e rëndësishme gjuha, këtu të gjithë flasin edhe shqip edhe serbisht edhe në gjuhën rome, e rëndësishme është që njerëzisht të kuptohemi. Ajo çka është me rëndësi është se shteti n’a kupton dhe investon më shumë mjete finansiare dhe vullnet politik, që me këtë punën tonë, më mirë të themi misionin e bashkëjetesës së tri etniteteve t’a vazhdojmë së është më së miri.

Burimi: Vranjske Novine dhe Trupi Koordinues