Arkiva e lajmeve
                   

DUHAN I MIRË NË RAJONIN E VRANJËS

15. shtator 2011.

Bujanoc – Ekspertët vlerësojnë se këtë sezonë duhani në zonën e Bujanocit do të jetë i mirë. Vlerësohet se do të mblidhet rreth 300 ton duhan. Më së shumti do të ketë në zonën e Tërrnocit të Madh, por edhe në disa fshatra tjera.

Në këtë zonë të Bujanocit këtë vit më së shumti është kultivuar duhani orjental „prilep“, kur dihet se shumë është zvogluar prodhimi dikur i duhanit dominant orjental „jaka“.  Duhani do të mblidhet muajin e ardhshëm, ndërsa blerja e tij do të zgjasë deri në nëntorë. Cmimet e duhanit caktohen me rastin e marrëveshjeve, ndërsa prodhuesit mund të llogarisin në pagesën menjëherë pas dorëzimit të mallit. Pritet që vetëqeverisja e Bujanocit, njëashtu si vitet tjera,të sigurojë premitë komunale duhangjinjëve të Bujanocit, të cilët është paraparë ti marrin deri në fund të vitit.

Përndryshe, duhani zhduket nga fushat e rajonit të Vranjës. Për vetëm 8 vjet, nga koha e privatizimit të industrisë së duhanit, numri i prodhuesve në Vranjë ka rënë nga 1200 në 70, ku asnjë firmë e duhanit nga ky rajon më nuk miret me prodhimin primarë të duhanit. Rezulati i kësaj situate është është që sot dy të tretat e duhanit i cili përpunohet në Sërbi, importohet.