Arkiva e lajmeve
                   

DR. BEJTA NGA SHËRBIMI I URGJENCËS SHPËTOI NJË BURRË NGA TREJAKU GJATË FESTIMEVE NË PROHOR PÇINJSKI

7. korrik 2021.

Bujanoc - Beograd -Shërbimi i Urgjencës pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dhe punonjësit e saj edhe një herë arsyetuan epitetin  e heronjëve që qytetarët u dhanë atyre përmes portalit Bujanovaçke në fund të vitit të kaluar.

Në natën midis 6 dhe 7 korrikut, kur njerëzit tradicionalisht mblidhen me rastin e Ivanjdanit në Prohor Pçinjski ata shpëtuan vdekjen e sigurt të një burri nga fshati Trejak i cili pësoi një sulm kardiak.

Një burrë u sëmur pranë urës në afërsi të Manastirit duke rënë përtokë përpara policisë. Ata menjëherë thirrën ekipin e ndihmës së shpejtë, që ishte duke kujdestaruar në vendin e ngjarjes.

"Ekipi drejtohej nga Dr. Bejtula Ajeti, i cili reagoi me shpejtësi dhe qetësi me bashkëpunëtorët e tij. Ne arritëm ta  kthenim në jetë njeriun, i cili në një moment nuk dha shenja jete, dhe ai u transportua më vonë në Vranjë ”, tha Sasha Arsiq, punonjës i Emergjencës që u gjend në festën e manastirit dhe ndihmoi ekipin mjeksor.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues