Arkiva e lajmeve
                   

DORËZIMI I KËRKESAVE PËR KTHIMIN E TVSH-SË PËR PAISJET PËR FOSHNJE PREJ 01 DERI 15 SHKURT

15. janar 2016.

Dorëzimi i kërkesave për kthimin e TVSH-së për pajisjet për foshnje edhe këtë vit do të filloj nga 1 shkurti, për periudhën e mërparshme prej 6 mujave, ka pohuar Administrata Tatimore.

Vendimi për kthimin e TVSH-së për pajisjet e foshnjeve ka hyr në fuqi më 1 janar 2013. Prindërit të cilët dëshirojnë që t’i kthejnë paratë të cilat i kanë dhënë për TVSH, duhet të mbushin formularin për kushtet dhe afatin e  paraparë.

Paraqitjet mund t’i dërgohen Administratës Tatimore prej datës 1 deri 15 shkurt. Të vetmet të dhëna të cilat prindërit duhet t’i shënoj në kërkesën për refundim janë numri personal i tij, si dhe numri personal i bashkëshortit/es dhe fëmijës, prej të cilëve mund të mirren të gjitha informacionet e nevojshme (shtetësia, të ardhurat mesatare), kështu që nuk ka nevoj që të dorëzohen dokumentet dhe faktet e veçanta. 

Blerësi i ushqimit dhe paisjeve për foshnje krijon të drejtë në rimbursim të TVSH-së në bazë të kërkesës së shkruar e cila dorëzohet me Formular. Me kërkes duhet dorëzuuar faturat fiskale, fotokopia e faturave fiskale dhe lista e numrave të atyre faturave fiskale. Të hollat e  rimbursuara lëshohen në llogarinë të cilën prindërit apo kujdestarët e kanë shkruar në kërkesë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues