Arkiva e lajmeve
                   

DONACIONE DHE BIZNESI INDIVIDUAL ZVOGËLON PAPUNËSINË NË JUGUN E SERBISË

3. prill 2017.

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Numri i të rinjëve të papunësuar për një vit është zvogëluar për 23.000. Përqindja më e madhe e të papunësuarve edhe më tej është në jugun e Serbisë dhe ajo është 34 përqind. Mirëpo, ky numër gradualisht zvogëlohet me ardhjen e kompanive të mëdha dhe zhvillimin e biznesit të vogël. Të rinjët kanë ide, por problemi më i madh për ta është paraja.

Në Bujanoc, ku jetojnë 43.000 banorë, pa punë janë afër gjashtë mijë njerëz. Prej tyre pothuajse çdo i katërti është më i ri se 30 vjeç.

Që të filloj biznesin e tij duke ndërtuar koshere ka vendosur Stefan Manasijeviq. Ai ka konkuruar në programin e Progresit Europian dhe Qeverisë së Zvicrrës dhe ka fituar donacionin prej 10.000 eurove.

„Problem më të madh më ka shfaqur paraja. Idenë dhe atë idenë e mirë dhe të elaboruar e kam pasur. Për plasman nuk brengosem se bletaria është në rritje”, thotë Stefan Manasijeviq.

Komuna e Bujanocit nga buxheti për fillim të biznesit ka ndarë dhjetë milionë dinarë. Projekte dhe ide ka, por nuk ka të holla të mjaftueshme. Egziston edhe një problem, i cili është i konsiderueshëm në praktikë.

 „Mendoj se shkalla e vogël e tatimeve ka ndikuar që të rinjët realisht të jenë të suksseshëm. Në bazë të statistikave, dy vitet e para ata funksionojnë, ndërsa viti i tretë është i rrezikshëm. Atëherë ose shuhet ose iu është i nevojshëm stimulimi”, tha Fazila Azemoviq nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc.

 „Vendimi për fillimin e biznesit është i vështirë”, tha edhe Daniela Novkoviq, e cila me paratë nga donacioni në Vrajë ka blerë komorën për mjedra dhe ka siguruar vazhdimin e biznesit të firmës familjare.

 „Përveç parave, më e rëndësishme për fillimin e biznesit është sigurimi i mntorimit. Edhepse kemi shumë të rinj të arsimuar, na mungon përvoja e punës e cilat i përket praksës. Kjo do të duhej të bëhet në fakultete, kështu që të rinjët të kenë shumë praktikë e cila më vonë do të shfrytëzohet në punë”, tha Daniela.

Personat kompetentë thonë se shteti këto probleme i ka parasysh. Gradualisht vendoset sistemi dual, organizohen trajnimet për fillimin e biznesit dhe rikualifikimeve.

 „Ne u ndihmojmë në përpilimin e biznes planit, menaxhimin e punës dhe i japim subvensiopne, ndërsa pas asaj realizojnë ndonjë lloj të mentoringut, përcjellim punën e tyrë pas themelimit të biznesit, në mënyrë që më gjatë të qëndrojnë në atë biznes”, tha Zoran Marinkoviq, drejtori i Shërbimit Nacional për Punësim.

Më e rëndësishme është që të rinjët në jugun e Serbisë të qëndrojnë në këtë vend, për të cilën përveç fillimit të biznesit të vogël i rëndësishëm është edhe ardhja e kompanive të mëdha.

 „Numri i madh i investitorëve në kohën e fundit punëson të rinjët në territorin e jugut të Serbisë, përshkak të përparësive gjeografike dhe afërsisë së Koridorit 10, kështu që ky territor më nuk është në pozitën e pafavroshme në aspekt me disa vende tjera”, tha Markinkoviq.

Në praksë është receta më e mirë për zvogëlimin e papunësisë tek të rinjët kur ata e marrin situatën në dorë dhe me duart e veta gjejnë mjetet për financim, si nga fondet europiane njashtu edhe nga fondet shtetërore. Normalisht përkrahja e shtetit në ndërtimin e infrastrukturës dhe rrugëve është një plus i madh.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues