Arkiva e lajmeve
                   

DONACION PËR PËRGATITJEN E MODERNIZIMIT TË VIJËS HEKURUDHORE

11. korrik 2018.

Beograd - Kuadri i investimeve për Ballkanin Perëndimor do ta përkrah me pesë e gjysmë milion grante për përpilimin e dokumentacionit teknik për ndërtimin e unazës hekurudhore rreth Nishit dhe modernizimin e hekurudhës Nish-Preshevë në kufi me Maqedoninë, njoftoi Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës.

Nga totali i përgjithshëm, dy milionë janë miratuar për prodhimin e projektit për lejën e ndërtimit për rrugën e njëanshme hekurudhore rreth Nishit, si pjesë e modernizimit të Korridorit 10 nga Nishi deri në Dmitrovgrad.

Pjesa e mbetur tre dhe një gjysmë milion janë identifikuar për hartimin paraprak me studimin e fizibilitetit dhe një studim të vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor për modernizimin e hekurudhës në Korridorin 10, në pjesën Nish-Preshevë në kufirin maqedonas, thuhet në komunikatë.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues