Arkiva e lajmeve
                   

DOGANIERËT NË BUJANOC KANË ZBULUAR MË SHUMË SE 20 AFGANISTAN NË TRENIN TRANSPORTUES

29. qershor 2015.

Bujanoc – Doganierët në stacionin herurudhor në Ristovcë të Bujanocit, në trenin transportues kanë zbuluar 23 afganistan të cilët në mënyrë ilegale kanë tentuar ta kalojnë kufirin shtetëror të Serbisë.

Emigrantët kanë tentuar që të shkojnë deri në Austri, çka ka qenë destinacion i fundit i trenit i cili udhëtonte prej Greqisë në drejtim të Hungarisë. Treni kishte arritur në orët e mëngjesit në stacionin hekurudhor në Ristovcë, ndërsa doganierët kanë nisur që detajisht ta kontrollojnë kur e kanë parë se vula doganore është e dëmtuar. Me rastin e kontrollimit kanë konstatuar se në njërin nga 16 vagonat të trenit transportues kanë qenë 23 persona nga Afganistani, prej të cilëve 14 meshkuj, pesë gra dhe katër fëmijë të moshës 5-13 vjeçare.

Të gjithë udhëtarët i`u janë dorëzuar policisë në kompetencë të mëtejshme.

Burimi: Beta, Blic dhe Trupi Koordinues