Arkiva e lajmeve
                   

DJALOSHI NGA BUJANOCI NË ESTUDIJANTES

18. dhjetor 2014.

 

Bujanoc – Klubi Basketbollistik Play 017 nga Bujanoci dhe djaloshi me emrin Bernand Morina janë çudi sportive jo vetëm për jugun e Serbisë.

Trembëdhjetëvjeçari Morina, rom nga Bujanoci, është një ndër sportistët më të suksseshëm të klubit dhe i cili ka nënshkruar edhe parakontratë me Estudijantesin e Spanjës.

Play 017, është klubi në të cilin luajnë nxënësit e shkollave fillore – shqiptarë, serbë dhe rom, dhe të cilët në mes Beogradit ka mundur moshatarët e Cërvena Zvezdës dhe Partizanit.

Djelmoshat të cilin yllin e vet Bernand Morina e thërrasin Beni, në të dy ndeshjet e Beogradit ka arritur të shënoj më shumë se gjysën e pikëve, ndërsa pas mbarimit të ndeshjes moshatarëve i ka dhënë autografe.

Prej rreth 170 kandidatëve të Shkollës së Basketbollit, gjashtë seleksione në ligat e mini basketit të rrethit të Pçinjës, kundërshtarët e vet i fitojnë me rezultat të dyfishtë.

Shpenzimet komplete, Klubin Play 017 dhe Shkollën e Basketbollit e finansojnë prindërit, sepse qeverisja lokale në Bujanoc për rezultatet e shkëlqyera të tyre nuk i ka dëgjuar. 

 

 

Bernand Morinën nuk e kanë njohur skutët e klubeve sportive, mirëpo për këtë në Bujanoc kanë nxituar nga Spanja. Klubi Estudijantes pas kontrollimeve tre ditore në objektin e shpresës së basketbollit në Madrid, ka nënshkruar parakontratë me Morinën dhe prindërit e tij.   

Pas festave të fund vitit Play 017, do të udhëtoj në Gjermani, në Bremerhafen, në turneun tre ditor të tetë klubeve basketbollistike europiane, përsëri me shpenzimet e prindërve të fëmijëve.

Ndërsa Morinës, ndoshta deri atëherë do t`i vie ftesa dhe bileta e aeroplanit nga Madridi, që sëbashku me babain Rahmanin, nënën Xhemile dhe vllaun Fadilin, të zhvendosen në kryeqytetin e Madridit.

Burimi: B92 dhe Trupi Koordinues