Arkiva e lajmeve
                   

DITA NDËRKOMBËTARE E DHURIMIT

4. qershor 2019.

Dita kombëtare e dhurimit është iniciativa e Forumit Filantropikë të Serbisë me misionin e zhvillimit të një kulture të dhurimit në Serbi. Forumi Filantropikë i Serbisë realizon  iniciativën në kuadër të projektit për përmirësimin e kuadrit për përfitime, i cili është i financuar nga USAID dhe zbatuar nga Koalicioni për Bamirësi, I udhëhequr nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac dhe I mdimuar nga Trag Foundation, Catalyst Balkans, SMART Kolektiv, Forumi Filantropikë I Serbis, Forumi për Biznes Përgjegjës dhe Oda e Tregtisë të Serbisë.

Forumi Filantropikë i Serbisë, me rastin e Ditës Kombëtare të Dhurimit, i dërgoi  ftesë të hapur organizatave të shoqërisë civile, shoqstave të qytetarëve dhe fondacioneve për t'u angazhuar në fushatën me rastin e Ditës Kombëtare të Dhurimit, për të promovuar filantropinë dhe kulturën e dhurimit, si dhe rritjen e dhënies filantropike,  zhvillimi e partneritetit ndërsektorial në nivel lokal, duke ngritur  nivelin e transparencës, besimit të qytetarëve dhe zhvillimit të infrastrukturës filantropike në Serbi.

 Tema e Ditës Kombëtare të Dhurimit në vitin 2019 është për të përmirësuar kushtet e arsimit fillor në tërë Serbinë, përfshirë prokurimin e mjeteve të reja mësimore që do të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe të lejojnë nxënësve të fitojnë njohuri në hap me teknologjinë moderne.

 Teksti i thirrjes dhe forma e aplikimit janë në dispozicion në http://www.srpskifilantropskiforum.org/ëp-content/uploads/2019/05/otvoreni-poziv-za-ucesce-u-nacionalnom-danu-davanja.pdf

 Burimi: Forumi Filantropikë Serb dhe Trupi Koordinues