Arkiva e lajmeve
                   

DITA E KOMUËS SË MEDVEGJËS

21. maj 2013.

Medvegja- Komuna e Medvegjës i takon një grupi  multi-etnik të komunave në Serbi, ndërsa bashkjetesa e popujve të ndryshëm që jetojnë në të është e mirë dhe ajo duhet të mbetet ", tha Sllobodan Drashkoviq, kryetari i komunës së Medvegjës, me rastin e festimit të djeshëm të Ditës së Komunës.

Ne duam të zhvillojmë komunën, të ndalojm migrimin dhe të kthehen ata që kanë shkuar nga komuna ", tha Drashkoviq.

Ne këtë pike, duhet të bëhet realizimi i dy investimeve të rëndesishme në Metvegjë. Investimet në fjalë përfshijnë ndërtimin e energjis solare 0. 45 megavat dhe lansimi i prodhimit të briketave.

 “Ne jemi gjithashtu në fund të projektit  e ndërtimit  të fabrikës për prodhimin e paletëve nga biomasa e drurit. Ky projekt është në fazen e realizimit për dy vite dhe objekti është gati për funksion.Për këtë pjesë nga BE PROGRES në dispozicion kemi marrë 100.000 euro. Qeveria e Sllovenisë na ndihmoi për blerjen e makinave dhe sipas informatave që kam që këto makina do të nisen për Metvegjë të merkurën,tha Drashkoviq.

Drejtoria për mirëmbajtjen e rrugëve është duke planifikuar në Medvegjë,rikonstruksion e parkut të qytetit dhe zhvillimi i dokumenteve të planifikimit. Sondazhi i parë është kryer në Tulare ku  tregoi se kjo pjesë ka 80,000 ton bakër dhe 78 ton ari të pastër dhe në perspektiv është hapja e minierës. Kur është fjala për turizmin, ndërtimin e një hoteli me katër yje është duke u planifikuar në  Banj te Sijarines, ku pas një periudhe prej 50 vjetësh një banjë romake do të rindërtohet.

Me rastin e Ditës së Komunës udhëheqësia e Medvegjës shpërblej me 10.000 dinarë nxënësit të cilët kan arritur rezultate të shkelqyera në garat shkollore- Andjela Simiq, Aleksandar Dedoviq Jovan Stojanoviq, Bojanu Ivoviq Miljan Radoviq, Sanja Stevanoviq dhe Aleks Koviniq. 15.000 dinarë iu dhan Marija Millosheviq për vendin e parë të fituar në konkursin e artit të progresit. 20. 000 dinarë për kampion bote në powerlifting, Milosh Stankoviq, dhe për vendin e tretë në kampionatin e karatesë në  Serbi, Stefan Nikolic dhe Nikolla Mladenoviq.