Arkiva e lajmeve
                   

DHURIM VULLNETAR TË GJAKUT MË 26 GUSHT NË SHTËPINË E KULTURES NË BUJANOC

24. gusht 2021.

Bujanoc - Beograd - Më 26 gusht, Kryqi i Kuq Bujanoc po organizon një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut në sallën e shtëpisë së kulturës, i cili do të zgjasë nga 9 e mëngjesit deri në 15  pasdite.

"Të gjithë qytetarët e shëndetshëm, të moshës 18 deri në 65 vjeç, janë të ftuar t'i përgjigjen aksionit të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili organizohet në bashkëpunim me Institutin për transfuzion nga Nishi, duke  respektuar të gjitha masat epidemiologjike," thanë organizatorët

Dhuruesve të gjakut u kërkohet të mos vijnë për të dhuruar gjak nëse kanë udhëtuar jashtë vendit në 28 ditët e fundit, kanë pasur ftohje, kollë, teshtimë, ethe ose kanë qenë në kontakt me një person që mund të ketë simptoma të infeksionit koronavirus.

"Meqenëse virusi pandemik korona nuk po zvogëlohet, nevoja për gjak është e madhe por dhe duhet të merret parasysh se mund të pritet një numër i reduktuar i njerëzve të shëndetshëm që mund të dhurojnë gjak.

Duke dhuruar vullnetarisht gjak, ne vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët që kanë nevojë për trajtim apo kurim, dhe kështu ne i ofrojmë mbështetje sistemit të kujdesit shëndetësor ”, porositin përfaqësuesit e  Kryqit të kuq  në Bujanoc.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues