Arkiva e lajmeve
                   

DHURATAT E FESTAVE TË FUNDVITIT I GËZUAN EDHE FËMIJËT E MEDVEGJËS

22. dhjetor 2021.

Medvegjë – Beograd Ipeshkvi i Nishit Arsenije, në shoqërinë e Rrethit të Motrave Serbe, vizitoi komunën e Medvegjës. Me këtë rast, nxënësve të shkollës fillore “Gornja Jabllanica”, si dhe nxënësve të shkollave me nevoja të veçanta, në prag të Krishtlindjeve iu ndanë dhuratat festash me ëmbëlsira, të cilat zgjuan buzëqeshjen e fëmijëve.

Pas këngës së Nënës së Shenjtë, të përgatitur dhe interpretuar nga nxënësit e shkollës, të tubuarve, përveç të nderuarit Ipeshkvi, iu drejtua dhe u urua për festat e ardhshme edhe drejtoresha e shkollës fillore Sllavica Gjoniq, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, si dhe kryetarja e Rrethit të Motrave Serbe të Leskovcit, Jelena Erakoviq.

Dhuratat e Vitit të Ri i lumturuan fëmijët e kësaj treve dhe tradita e dhurimit vazhdon me punë të palodhur, në mënyrë që me ndihmën e njerëzve të mirë, Dioqeza Ortodokse e Nishit të rrisë përvojën e festave për fëmijët në pjesët e tjera të dioqezës së saj.

Burimi: Info Center Jug, Trupi Koordinues