Arkiva e lajmeve
                   

DHURATA PËR FËMIJËT NË MEDVEGJË

13. janar 2021.

Medvegjë - Përfaqësuesit e vëllazërisë nga Hilandari dhe kompania CarGo vizituan dje komunën e Medvegjës, dhe arsyeja e vizitës së tyre ishte shpërndarja e pakove të Krishtlindjeve për të gjithë nxënësit e shkollës fillore nga territori i kësaj komune.

Gjatë vizitës së djeshme, ata dhuruan mbi 350 pako për nxënësit e Shkollës Fillore "Gornja Jablanica".

Takimi u mbajt në zyrën e kryetarit të komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, dhe me këtë rast mirënjohje iu ndanë përfaqësuesit të kompanisë CarGo Aleksandar Vuçiq, për ndihmën dhe kujdesin për fëmijët në komunën e Medvegjës dhe Milosh Stojkoviqit përfaqësuesit të vëllazërisë nga Hilandari, për kontribut dhe përkujdesje të madh për fëmijët dhe të rinjtë e komunës së Medvegjës.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq dhe drejtori i shkollës fillore "Gornja Jablanica", Slavica Gjoniq, falënderuan për dhuratat dhe bekimin e vëllazërisë nga Hilandari, i cili u dha nxënësve të shkollës pako të ëmbla për nder të festës.

 "Ne falënderojmë njerëzit e mirë, me dëshirën për të parë njëri-tjetrin me shëndet të mirë në të ardhmen," tha kryetari i komunës Arsiq.

Burimi: Jugmedia, Radio Medvegja dhe Trupi Koordinues