Arkiva e lajmeve
                   

DHJETË NXËNËSIT MË TË MIRË UDHTOJN PËR NË SHBA

5. dhjetor 2011.

Falë mbështetjes së Zyrës lokale për të rinj, të rinjt nga Presheva dhe Bujanoci, së bashku me kolegët (homologët) e tyre nga Valjeva, Sabaci dhe Loznica, edhe këtë vit janë zgjedhur partnerët në projektin për tregti me Shtetet e Bashkuara.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kanë lishuar konkurs dhe thirrje  për pjesëmarrje në programin për dhjetë nxënësit e shkollave të mesme dhe dy pjesëmarrës të moshuar nga pesë qytet, në korrik të vitit 2012 ata do të kalojn katër javë në Amerikë (Vashington, Çikago, Karolina e Veriut , Misuri dhe Vermonta), ku të rinjtë nga Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia kanë për të mësuar mbi mënyrat e zgjidhjes së problemeve në bashkësitë lokale, aftësitë e të folurit publik dhe lidershipit, por edhe për kulturën amerikane.

Afati i fundit për aplikim është 13 Janar 2012. , Dhe priten ata  pjesëmarrës që duan të përmirësojnë mjedisin në të cilin jetojnë dhe të frymëzojë të tjerët për ta bërë këtë ndryshim, të cilët janë të interesuar për politikën ndërkombëtare dhe që dëshirojn të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja me të rinjtë e kulturave tjera.

Ky projekt do të paraqitet në Loznic të martën më 6 Dhjetor në ora 13, në sallën e gjimnazit, Shkolla "Vuk Karaxhiq".

Programin e financon Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore Departamenti i SHBA-së kurse administrohet nga Qendra Mdërkombtare "Meridian" Qendra nga SHBA-ja  dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.