Arkiva e lajmeve
                   

DERBI I PËRHERSHËM I JUGUT DINAMO- BSK NË “BETON” LIGËN

17. tetor 2022.

Bujanoc – Beograd – Derbi i përjetshëm i jugut mes BSK-së së Bujanocit dhe Dinamos së Vranjës ka përfunduar me barazim 2:2. Ndeshja u luajt në Vranjë, në kuadër të xhiros së pestë të ligës së rrethit të Pçinjës.

Golashënues për skuadrën e Bujanocit ishin Nikolla Miliq dhe Sllavoljub Dimiq.

Në të kaluarën, derbi mes dy klubeve më të mëdha të jugut luhej në Ligën Serbe dhe Zonën Jug, por tani në nivelin më të ulët të garës, të ashtuquajturën ligën e betonit.

Pas pesë xhirove të luajtura, BSK është në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë të fituara, ndërsa skuadra e superligës së dikurshme Dinamo është e gjashta me dy pikë më pak.

Lider në tabelë është Mineralac nga Vranjska Banja si ekipi i vetëm me performancë maksimale në pesë ndeshje.

Burimi: Bujanovacke, Trupi koordinus