Arkiva e lajmeve
                   

Deputeti popullorë Riza Halimi me maturantët për formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve

20. shkurt 2010.

Në suaza të projektit “T’i njohim te drejtat tona” i cili realizohet nga OJQ ,,Qendra për Arsimim Multikulturorë’’ nga Presheva, në zyret e organizatës ,,Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut’’ është organizuar tryeza e rrumbullakët mbi rëndësinë e formimit të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve.

Deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka biseduar me afro njëzet maturanta nga dy shkollat e mesme të Preshevës.

Qëllimet e projektit “T’i njohim te drejtat tona” i ka paraqitur kryetari i OJQ ,,Qendra për Arsimim Multikulturorë’’ Belul Nasufi i cili njëherit falënderoi Trupin Koordinues për komunat Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë i cili finanson këtë projekt. Në suaza të projektit janë paraparë edhe tri tryeza të rrumbullakëta në të cilat do të marin pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, zëvendësi i tijë Nagip Arifi, ndërsa në takimin e fundit do të jetë i ftuar edhe ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dr Svetozar Çipliq.

Deputeti popullorë Riza Halimi foli rreth rëndësisë dhe rolit të Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, dhe deklaroi se me formimin e Këshillit Nacional garantohen të gjitha të drejtat e pakicave të parapara me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.

Të rinjët u informuan për mundësinë dhe kompetencat e Këshillit Nacional përmes së cilës komuniteti mundë t’i arrijë të drejtat e tyre të parapara me ligjë dhe mundësonë zgjidhjen e problemeve nga sfera e arsimit, kulturës, informimit të pakicave kombëtare në gjuhën e tyre amtare dhe përdorimin zyrtar të gjuhës së tyre, shkrim leximin. Përpos kësajë, Këshilli Nacional merr pjesë në shumë procese vendimëmarrëse ose vendosë për gjërat e rëndësishme dhe mundë të jetë themelues i institucioneve dhe organizatave të ndryshme siq janë psh mediat elektronike ose revistat në gjuhën e pakicave. Deputeti Halimi deklaroi se Këshilli Nacional është mundësia që të zgjidhen problemet shumëvjeqare të Shqipëtarëve siq janë, arsimi, planëprogrami arsimorë dhe tekstet në gjuhën amtare.

Deri më tani për formimin e Këshillit Nacional të Shqipëtarëve në Preshevë janë mbledhur rreth 8.000 nënshkrime ndërsa në Bujanoc afër 7.000 nënshkrime. Deputeti popullorë Halimi tha se është optimist dhe se deri në fundë të afatit do të mblidhen numër i mjaftueshëm i nënshkrimeve për formimin e Këshillit Nacional.

Belul Nasufi maturantëve u prezentoi Konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave në suaza të Kushtetutës së Serbisë dhe Ligjin për pakicat Kombëtare.

 

homescontents