Arkiva e lajmeve
                   

DËNIME PËR MOSPËRGJIGJE NDAJ THIRJES PËR REGJISTRIM USHTARAK

30. janar 2018.

Bujanoc - Thirja e përgjithshme është shpallur nga 6 janari dhe do të zgjasë deri me 28 shkurt dhe vlen për të gjithë të rinjtë që këtë vit mbushin 18 vjet dhe më të vjetër, dhe për arsyje të ndryshme nuk janë regjistruar, ka thënë gazetarëve shefi i qendrës së ministrisë së mbrojtjes në Vranjë Igor Milanoviq.

Sipas tij, pas heqjes së shërbimit të rregullt ushtarak ky është i vetmi detyrim që i ka mbetur të rinjëve dhe përbëhet vetëm me plotësimin e pyetsorit dhe nuk zgjasin më shumë se disa minuta.

Pas skadimit të thirjes së përgjithshme ata që nuk lajmrohen ftesat do ti dërgohen në adresë të shtëpisë. Nëse personat edhe atherë nuk lajmrohen, atherë Ministria e Mbrojtjes fillon një procedurë për kundërvajtje.

 “Ne nuk duam që askush që dikush të jetë në procedurë gjyqësore veçanërisht për obligimin që zgjat 2-3 minuta” ka thënë Milanoviq duke shtuar se denimi për mos përgjigje ndaj ftesës është 10.000-50.000 dinarë.

Mos përgjigje ndaj ftesës sjell pasoja të tjera, të cilat veçanërisht ndikojnë te banorët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës.

“Për fat të keq shumica e të rinjëve nga Presheva dhe Bujanoci shkojnë në shtetet e Evropës perëndimore duke kërkuar nënshtetësi të shtetit tjetë, por ne nuk japim pëlqimin për çlajmrimin nga shtetësia e Republikës së Serbisë nëse ai person nuk është i shkruar në evidencën ushtarake” ka thënë Milanoviq

Siç ka thënë ai, regjistrimi në evidencën ushtarake mund të kryhet edhe në përfaqësues të ambasadave apo konsullata e Serbisë në shtetet e huaja por kjo mënyrë është shumë e shtrenjtë deri sa këtu është pa pagesë.

Regjistrimi në evidencat ushtarake kryhet në zyret e Ministrisë së mbrojtjes në Bujanoc dhe Preshevë apo në qendrën e Vranjës dhe Milanoviç ftoi të gjithë ata të cilët kanë thirrje për të përmbushur detyrimin e tyre ligjor.

Burimi:Jugpres dhe Trupi koordinues