Arkiva e lajmeve
                   

DEMINUESIT KANË ZBULUAR NJË FUSHË ME MINA NË BUJANOC

5. prill 2018.

Bujanoc - Ekipi i posaçëm i çminimit zbuloi 7 granata dore të pashpërthyera dhe mina mortajë antikëmbësorike në një fushë të minuar afër Bujanocit.

Kryeshefi i Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc, Ali Asllani, ka njoftuar se mjetet e pashpërthyera kanë mbetur pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, janë gjetur dhe janë menjanuar në lokalitetin Ravna Buçje në pjesën veriore të komunës së Bujanocit.

Në kuadër të projektit të hulumtimit teknik të terrenit të Qendrës për Deminim të Republikës së Serbisë, nga bombat e paeksploduara kasetore dhe minave tokësore do të pastrohet edhe fusha e fshatit Dobrosin.

Nuk ka më fushë të minuar në komunën e Preshevës, sepse deminuesit kanë gjetur dhe shkatërruar 87 bomba kasetore dhe 18 mjete tjera shpërthyese.

Burimi: Glavne Vesti dhe Trupi Koordinues