Arkiva e lajmeve
                   

DELEGACIONI I NUNS-IT NË BUJANOC DHE TËRNOC TË MADH

20. qershor 2017.

Bujanoc – Anëtarët e delegacionit të Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS) gjatë vikendit kanë vizituar Bujanocin, të cilët i ka pranuar kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe zëdhënsi i tij Stojançe Arsiq.

Zyrtarët komunal në bised me gazetarët kanë theksuar se situata politike në Bujanoc është stabile, duke theksuar bashkëpunimin e mirë të partive serbe dhe shqiptare në pushtet.

Mysafirët, pas takimit në ndërtesën e komunës, kanë shkuar në Tërnoc të Madh “në mënyrë që vet të vërtetohen se historinë e këtij fshati si udhëkryq i narko mafisë dhe drogës, siç e prezentojnë mediat e caktuara, paragjykimet e zakonta të fakteve të pabazuara”, theksoi Kamberi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues