Arkiva e lajmeve
                   

DACIQ: DUHET TË VËRTETOHET NUMRI I VËRTETË I BANORËVE NË JUG TË SERBISË

2. tetor 2013.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daciq ka deklaruar sot se duhet të vërtetohet numri i vërtetë i banorëve në jug të Serbisë, mirëpo ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë propozimi për regjistrim të jashtëzakonshëm në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai ka rikujtuar se me liderët shqiptarë të këtyre tri komunave vetëm se ka biseduar nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Alleksandar Vuciq dhe ka thënë se edhe ai do të bëjë një gjë të tillë.

 “Dje jam dakorduar me Zoran Stankoviqin kryetarin e Trupit Koordinues  për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që edhe unë të zhvillojë një takim në dy javët e ardhshme, që të kemi një pozitë aktive dhe këtu nuk ka asnjë dilemë se cilën politikë do të ndjekë Qeveria e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër asnjë precedent nuk do të ketë kur bëhet fjalë për pakicat kombëtare”, ka thënë Daciq.

Burimi: Titulli